Kryetarja e Grupit Parlamentar të Vetëvendosjes Arbëri Nagavci ka reaguar këtë të mërkurë pas vendimit të Kushtetueses për të rrezuar dekretin e Vjosa Osmanit për shpërndarjen e Kuvendit të Kosovës. 

Nagavci ka thënë se Kushtetuesja konfirmoi se dekreti i shpallur i Presidentes Osmani për shpërndarjen është në kundërshtim me Kushtetutën.

Postimi i Nagavacit:

Aktgjykimi i Gjykatës Kushtetuese konfirmoi se dekreti i shpallur nga Presidentja Vjosa Osmani për shpërndarjen e Kuvendit është në kundërshtim me Kushtetutën.

Veprimet në pozitat institucionale duhet të kryhen me përgjegjësi të lartë dhe pa inate personale.

Ky moment duhet të shërbejë për reflektim dhe për angazhim të të zgjedhurve të popullit, në mënyrë që vendi të mos futet në një krizë të re dhe në një cikël të përsëritur zgjedhjesh.

Gjatë ditëve në vijim, duhet të angazhohemi të gjithë për të zgjedhur Presidentin dhe për të shmangur edhe një palë zgjedhje, të cilat janë të panevojshme dhe të padrejta.