Gjykata Kushtetuese ka rrezuar sot kerkesen e kryebashkiakut te Kavajes Elvis Rroshi, per shpalljen antikushtetues te ligjit te dekriminalizimit dhe shfuqizimin e vendimit te qeverise dhe KQZ per shkarkimin e tij.

Por sot gjate seances, avokatet e Rroshit pervec ketyre dy kerkesave qe ishin ne padi, para trupes gjyqesore kane kerkuar edhe shfuqizimin e nenit qe i pengon zyrtaret e larte te mos kandidojne perjete nese preken nga dekriminalizimi.

Por Gjykata Kushtetuese e ka rrezuar edhe kete kerkese shtesë, me argumentin se Elvis Rroshi e ka paraqitur nje kerkese ku kerkon shfuqizimin e thuajse te gjithe ligjit, dhe nga ana juridike, nuk ka sens qe te kerkosh edhe shfuqizimin e njerit prej neneve te atij ligji.

JA VENDIMI

Gjykata Kushtetuese e Republikës së Shqipërisë, sot, në datën 07.03.2017, mori në shqyrtim çështjen me palë:

Kërkues:  Elvis Rroshi

Subjekte të interesuara:  Kuvendi i Shqiperisë, Këshilli i Ministrave, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, Prokuroria e Përgjithshme

Objekti: 1. Shfuqizimi i nenit 2, pika 1, shkronja (a); neni 2 pika 2 neni 4 pika 1, pika 5 pika 6 dhe pika 7, ne nenin 10 fjalet “ moszgjedhje” dhe shkronja “d”; neni 14 dhe neni 15 për funksionarin publik kryetar i bashkisë, të ligjit nr 138/2015 “Për garantimin e integritetit të personave që zgjidhen emërohen ose ushtrojnë funksione publike”.
2. Shfuqizimi i vendimit të Këshillit të Ministrave nr.952, datë 29.12.2016 “Për shkarkimin nga detyra të Kryetarit të Bashkisë Kavajë, zoti Elvis Rroshi.”
3. Shfuqizimi i vendimit të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve nr.174, dat ë 29.12.2016 “ Për shqyrtimin e rezultatit të verifikimit të Prokurorisë së Përgjithshme  për funksionarin publik, zoti Elvis Rroshi.”
4. Shqyrtimi i kushtetutshmërisë së të gjithë ligjit nr.138/2015 “Për garantimin e integritetit të personave që zgjidhen emërohen ose ushtrojnë funksione publike”.

Gjykata, pasi shqyrtoi dhe analizoi pretendimet e paraqitura nga kërkuesi, si dhe parashtrimet e subjekteve të interesuara, në mbështetje të neneve 115 dhe 134/1/i të Kushtetutës, si dhe të neneve 70 e në vijim të ligjit nr.8577, datë 10.02.2000 “Për organizimin dhe funksionimin e Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Shqipërisë, të ndryshuar.

VENDOSI:

– Rrëzimin e kërkesës.

Seanca në Kushtetuese, Roshi merr goditjen e parë. Rama kundër kryebashkiakut

Gjykata kushtetuese ka nisur shqyrtimin e kërkesës së kryetarit të Bashkisë së Kavajës, Elvis Roshi i cili pretendon se vendimi për shkarkimin e tij është anti kushtetuese.

Në nisje të seancës avokatët e Roshit janë shprehur se Komisioni Qendror i Zgjedhjeve dhe Këshilli i Ministrave kanë shkelur kushtetutën kur kanë marrë vendim për shkarkimin e tij nga detyra në fund të muajit dhjetor 2016.

Nga ana tjetër përfaqësuesit e Kuvendit dhe të Qeverisë kanë theksuar se kërkesa e Roshit nuk duhet të legjitimohet dhe si e tillë duhet rrëzuar nga Kushtetuesja.

Ne nisje te seances Kushtetuesja ka rrezuar kerkesen e pare te Roshit per te shpallur si anti kushtetues ligjin e dekriminalizimit.

Akuza e Prokurorise per Elvis Roshin

– Një dënim për veprën penale të “Përdhunimit” në grup, në vitin 1995 në Itali

– Nuk ka deklaruar përdorimin e disa emrave në Zvicër
– Në prill 1993 ka hyrë në mënyrë të paligjshme në shtetin zviceran dhe ka kërkuar azil, 14 maj 1993, është ndaluar nga policia e Zyrihut për një rast droge dhe është dëbuar 4 muaj më vonë.
– Në korrik 1997 ka hyrë përsëri në mënyrë të paligjshme dhe ka kërkuar azil. Në gusht 1997 është dëbuar sërish.
– Në vitin 2015 DEA/US , ka informuar autoritetet zvicerane se po hetonin një shtetas të quajtur Enver Rroshi për trafik droge dhe pastrim parash.

Në zbatim të ligjit “Për garantimin e integritetit të personave që zgjidhen, emërohen ose ushtrojnë funksione publike”, Prokuroria e Përgjithshme ka njoftuar zyrtarisht mbi rezultatet e verifikimit Komisionin Qendror te Zgjedhjeve, duke konstatuar se subjektet deklarues të mësipërm përfshihen në fushën e ndalimit të parashikuar në nenin 2, pika 1, gërma a) dhe pika 2, gërma a) dhe b) të ligjit.

Për të tre këto raste, krahas konstatimit të kushteve të ndalimit për ushtrimin e funksionit, Prokuroria ka nisur edhe hetimet për veprën penale të “Fallsifikimit te for,ulareve, neni 190 I Kodit Penal.