Mauricio Pochettino, nuk është sekret, në fund të sezonit do të largohet nga PSG. Vetëm një sukses i mundshëm në Champions mund t’i bëjë drejtuesit e skuadrës pariziene të ndryshojnë mendje. Favoriti i madh për të marrë këtë rol është Zinedine Zidane dhe sipas “Daily Mirror”, francezi tashmë ka vendosur një kusht: blerjen e Cristiano Ronaldos.

Portugezi nuk po kalon momentin e tij më të mirë në Angli dhe nuk përjashtohet mundësia që ai të përfundojë në kryeqytetin e Francez, në klubin që e ka kërkuar edhe në raste të tjera. Aq më tepër nëse do të punojë me Zidanin, me të cilin ka pasur një marrëdhënie të mirë që kur të dy ishin pjesë e Realit të Madrid.