Paul Pogba ka shkuar në stërvitje të Manchester United me Ferrarin e tij të ri…por a është ai i përshtatshëm për beben e tij, pasi që Pogba është bërë baba.

Francezi ka arritur në bazën stërvitore të Manchester United me Ferrarin e tij ngjyrë të verdhë të cilin e ka blerë së fundmi-por atij do të duhet të këtë një makinë tjetër pasi që është bërë edhe baba.

Kjo ka ndodhur brenda pak javëve që 25 vjeçari, fitues i Botërorit, është bërë pjesë integrale e Ole Gunnar Solskjaer dhe skuadrës tyre të ngjallur.

Për ta festuar këtë javë të madhe, Pogba ka blerë një Ferrari ngjyrë të verdhë-Ferrari 812 Superfast që kushton më shumë se 250 mijë paund.