Ekipi i Teutës në bilardo përsëri në majat e bilardos shqiptare.
Kushtrim Prenga shpallet kampion Shqipërie në Disiplinën 8 duke treguar edhe një herë formën e shkëlqyer të tij pasi në 2024-n shpallet nënkampion duke humbur finalen me Julian Xhafën e Apollonisë së Fierit.
Dhe këtë vit sjell kupën në qytetin e Durrësit duke bërë 6 fitore rresht ku në 16 të fundit mund të talentuarin e Teutës Erjon Gjergji.
Në 8 të fundit mund Besar Spahiun e Tiranës në rezultatin 8-4; në 4 të fundit Julian Xhafën të Apollonisë 8-3; ndërsa në finale Besmir Cufën e Flamurtarit 8-5.
Kushtrim Prenga ndihet i kënaqur që këtë kupë që e solli në qytetin e Durrësit në veçanti për trajnerin e bilardos Edlir Kurthysa.