Zhvillimet e fundit rreth marrëveshjes mes shtetit grek dhe maqedonas duket se po rrezikojnë tejet jetën  e ministrit të jashtëm grek, Nikolaos Kotzias.

Në një intervistë të pak orëve më parë për radio ’24/7 Athinë’, Kotzias ka treguar se është kërcënuar sërish me vdekje.

“Më kërcënojnë jetën vazhdimisht dhe prokuroria nuk reagon. Më kanë dërguar kuti me gjak, me baltë dhe fishekë. 800 paketa kërcënuese kanë ardhur tek unë dhe familja ime.”

Ministri ka sulmuar opozitën greke për retoriken e urrejtjes që sipas tij po ushtron në negociatat e fundit me Shkupin dhe ndaj qeverisë greke.