Kontakti me energjinë elektrike, që përvillte një shtyllë ndriçimi i mori jetën një ditë më parë 42-vjeçarit Bardhyl Kaloshi, në lagjen nr.6 të Durrësit.
Nisur nga kjo ngjarje tragjike, që për babain e 3 fëmijëve rezultoi fatale, banorë të pallatit Hoçkja, në lagjen nr.18, kanë dërguar pranë redaksisë së “DurrësLajm” foto dhe video të kutisë elektrike, që ndodhet në katin përdhe të godinës shumëkatëshe.
“Ka shumë rrezik, shihni si është kutia e hapur, ndërkohë tek muri ka shumë lagështirë. Dje na u përmbyt edhe hyrja e pallatit nga shiu. Ende ka ujë sot. Të vijnë ta rregullojnë se po na bëhet ndonjë hata”,- shkruan banori.


Siç shihet në video, kutia është e pambyllur mirë duke përbërë rrezik serioz për jetën e 15 familjeve që banojnë aty.

Në video shihet shumë qartë edhe hyrja e pallatit, e rrethuar nga uji, duke e shtuar edhe më shumë rrezikun për përsëritjen e të tjerave incidenteve tragjike.





