Gazetarja Anila Hoxha bëri një paralajmërim të fortë gjatë diskutimit në “Top Story” për çështjen e ish-zv. kryeministrit Arben Ahmetaj, për hetimet që SPAK po kryen.

Ajo tha se kutia sapo është hapur, pasi mund të ketë edhe emra të tjerë të përfshirë përveç Ahmetajt.

Ndër të tjera shtoi se SPAK ka hapur edhe çështje të tjera të koncesioneve.

“Është interesant fakti, Damian Gjiknuri është person në verifikim në SPAK për shkak të këtyre e-maileve, është për këtë çështje. Zyrtarët e Ministrisë së Drejtësisë vazhdojnë të jenë nën verifikim. Nesër në rast se parlamenti voton, me shumë mundësi që t’i japë kartonin jeshil vullnetit të SPAK për të lejuar të shkojë në Gjykatën e Posaçme nuk është surprizë që përveç Arben Ahmetaj të ketë edhe shumë emra të tjerë, zyrtarë të nivelit zbatues apo edhe biznesmenë, të cilët konsiderohen të përfshirë dhe implikuar në këtë aferë, për të cilët do të kërkohet masë sigurie. Di të them që kutia sapo është hapur, për çështjen jo vetëm të inceneratorëve, por aktualisht në SPAK sipas burimeve janë hapur edhe çështje të tjera koncesionesh”, u shpreh Hoxha.