DURRËS, 2 prill 2014 –  Ambasadori i Jashtëzakonshëm dhe Fuqiplotë i Kuvajtit në Shqipëri Shkëlqesia e Tij Naxhib (Najib) Al-Bader dorëzoi më 2 prill 2014 në selinë e ambasadës në Tiranë një milion euro si financim për ato organizata bamirëse shqiptare që kujdesen për jetimët, njoftoi nga Sarajeva agjencia kuvajtiane e lajmeve KUNA.

Janë një sërë projektesh humanitare për jetimët, tha ambasadori për KUNA-n, duke vënë në dukje se organizata kuvajtiane bamirëse “Shoqata për Rilindjen e Trashëgimisë Islamike” do të realizojë këto projekte në Shqipëri me një fond 348 mijë euro për organizatën filantropike shqiptare “Irfan Bilmarof”, që kujdeset për jetimët në Shqipëri.

Përveç këtij fondi, 296 mijë euro  u shpërndanë nga Organizata Ndërkombëtare Islamike Bamirëse me seli në Kuvajt për projekte që kanë të bëjnë me jetimët dhe ndërtimin e xhamive.

Ndërkaq ambasadori Al-Bader theksoi një tjetër kontribut nga “Shoqata për Rilindjen e Trashëgimisë Islamike” prej 358 mijë euro u livrua për krijimin e një institucioni arsimor-kulturor në Kosovë.

Duke vlerësuar rolin e organizatave bamirëse kuvajtiane në Shqipëri, SHT Al-Bader ripohoi se ky kontribut dëshmon për përpjekjet në vazhdimësi të Kuvajtit për të financuar projekte socio-ekonomike që do të ndihmojnë në rritjen ekonomike dhe prosperitetin e popullit shqiptar.

/agjencia e lajmeve “Dyrrah”/