Sali Berisha, kryeministri i vendit në ngjarjet e 21 janarit 2011, ka këmbëngulur se ngjarjet e asaj dite ishin puç dhe përpjekje për të marrë me dhunë pushtetin nga ana e opozitës së asaj kohe. Deklaratën e tij Berisha e bëri në Kuvend, ku për ngjarjen bëri fajtor ish-kreun e opozitës së kohës dhe kryeministrin aktual Edi Rama.

“Sot është një ditë tjetër e zezë në historinë tone, – tha Berisha. – Pas 84 vitesh, si sot pesë vjet më parë, falangat e krimit bënë përpjekjen monstruoze të përmbysjes me dhunë të pushtetit, organizuan puçin famzi të 21 janarit. Bënë çdo gjë që të merrnin me dhunë pushtetin. Sulmuan institucionin e ekzekutivit me besimin e verbër se kryerkarrieristi do të mbante një fjalim te zyra.”

“Për fatkeqësinë më të madhe u vranë katër qytetarë, – vijoi më tej deputeti demokrat Berisha. – Zhvillimet e mëvonshme treguan se Edi Rama sakrifikoi, i solli, luajti me zjarrin me qëllimin që të merrte pushtetin… Sot kanë kaluar pesë vite nga kjo datë, por turpi i zi, faqe e zezë dhe krimi i shëmtuar rëndon mbi Ramën dhe suitën e tij.”