Tiranë, 3 korrik 2014 – Deputetet e Partisë Socialiste janë larguar nga salal e Kuvendit në momentin që fjalën e ka marrë ish kryeministri Sali Berisha. Deputetet Dade, Spahiu, Xhuvani, Shkjau kanë lënë sallën në mënyrë demonstrative për fjalorin e përdorur nga Berisha në Kuvend. 

Ish kryeministri Sali Berisha është rikthyer në Kuvend pasi ka plotësuar dënimin e përcaktuar nga Konferenca e Kryetarëve. Dy javë më parë, Byroja e Kuvendit përjashtoi për 10 ditë deputetin e PD-së, Sali Berisha, pas përdorimit të fjalëve fyese gjatë seancës plenare.

/agjencia e lajmeve “Dyrrah”/