Tiranë, 19 qershor 2014 – Në vazhdën e fjalimit nga foltorja e Kuvendit, Berisha duke u drejtuar nga foltorja u shpreh se “nuk ia vlen ta dëgjosh fjalën e një burri që ia quajnë gruan, kurvë dhe prostitutë…”.
Mes akuzave kundër qeverisë se mbështet trafikantët dhe skepticizmin për aksionin antidrogë në Lazarat, Berisha me tone të ashpra e të larta ka quajtur gruan e ministrit të Mirëqenies Sociale dhe Rinisë Erjon Veliaj, kurvë dhe prostitutë.
Ai ka kërkuar heshtjen e Veliajt, duke i kujtuar incidentin e publikuar ne media për ditëlindjen e Tedi Papavramit dhe duke i thënë që nuk është në gjendje ti dalë për zot as bashkëshortes së tij. “Po të qëllohet në ajër është turp, vetëm frikacakët e bëjnë atë. Ai që është trim nuk ka nevojë të qëllojë në erë. Ata që i çuat ju, i çuat ju mish për top. Një burrë që ia quajnë të shoqen kurvë dhe prostitutë dhe nuk thotë asnjë fjalë vetëm ky është, vetëm ky është” tha Berisha duke iu drejtuar Veliajt i “xhindosur”.
I menjëhershëm, madje ndryshe nga cdo herë kur Meta përpiqet të zgjidhë me qetësi dhe konsensus tensioned në Parlament, këtë radhë kryeparlamentari ka ndërprerë menjëherë seance duke mos lejuar vazhdimin e fjalorit banal të ish-kryeministrit.
Byroja “dënon” Berishën për fjalorin, përjashtohet 10 ditë nga Parlamenti
“Për arsye se seanca rrezikonte të degradonte dhe pas fyerjeve krejtësisht të papranueshme që Berisha përdori, edhe me kërkeesën e krerëve të grupeve parlamenteare të PS dhe LSI dhe me inciativën time, kërkova mbledhjen e Byrosë dhe Byroja në përputhje me nenin 65 pika 2: Kur deputeti fyen deputetët e tjerë ndalohet të marrë pjesë në seancën plenare dhe në komisione me 10 ditë. Kështu Byroja e Kuvendit vendosi, natyrisht pa marrë miratimin e anëtarëve demokratë, Edmond Spahos dhe Tritan Shehut, që: Berisha për shkak të fyerjeve dhe sjelljes së tij të ndalohet të marrë pjesë në punimet e Kuvendit dhe komisionet parlamentare në 10 ditë duke filluar nga sot”, tha kryeparlamentari Meta në rinisjen e seancës plenare.
Reagimi i Edi Palokës për dënimin e Berishës
Ka reaguar deputeti i Partisë Demokratike Edi Paloka në lidhje me vendimin e Byrosë Parlamentare sa i takon përjashtimin për 10 ditë të deputetit Berisha nga salla e Kuvendit. Sipas Palokës, ky ishte një vendim i turpshëm ndaj Berishës, i cili përsëriti fakte të bëra publike nga mediat, dhe asgjë më tepër.
Më tej ai shtoj se shumë deputetë provokojnë situata të tilla enkas. “Të përjashtohet Sali Berisha, ndërkohë që këtu nuk duhet të ishin disa fare në Parlament, për një mijë e një arsye. Rrinë tërë kohës duke sharë dhe provokuar. Ai nuk tha asgjë më tepër, sesa ato që kanë thënë mediat. Ishin fjalët e këtij këtu (Ramës) që transmetoi Berisha.”– tha Paloka. Më tej ai shtoj se deputetët e PS-së nuk duhet të çuditen, pasi kryetari i tyre përdor fjalor të pistë.
“E dimë ne të gjithë fjalorin e kryetarit tuaj. E dini që ky është fjalori i tij. Vazhdoni të bërtisni, por është mirë t'i bërtisni atij kur ju thotë këto fjalë. Sot merrni vendim, për të përjashtuar Sali Berishën, ne nuk na keni këtu.” ,- perfundoi Paloka.
/agjencia e lajmeve "Dyrrah"/





