Negociatat për anëtarësimin e vendit tonë në Bashkimin Evropian do të mund të happen sapo të miratohet reforma në drejtësi. Këtë gjë e ka njoftuar ministri i jashtëm Ditmir Bushati, gjatë një raporti në Komisionin Kuvendor për Integrimin Evropian. “Pas kalimit në Kuvend të paketës kushtetuese, qeveria pret një rekomandim nga Komisioni Evropian për hapjen e negociatave per anëtarësim, – tha ministry Bushati. – Pritshmëritë e qeverisë në lidhje me ndikimin e reformës në drejtësi në procesin e integrimit janë të larta e për këtë arsye ajo ka kërkuar një raport të ndërmjetëm nga Komisioni Evropian, menjëherë pas miratimit të kësaj reforme në Kuvend.”