Tirane, 26 nentor 2013 – Sot Kuvendi mbajti 1 minutë heshtje në nderim të Sokol Olldashit, deputetit demokrat që u nda nga jeta më 20 Nëntor si pasojë e një aksidenti automobilistik.
Në sallën ende bosh, një tufë me lulë është vendosur në vendin ku ulje gjithmonë Sokol Olldashi. Një tufë me trëndafila të bardhë, rozë, blu dhe zambakë të purpurt zbukuruan tryezën e deputetit të ndjerë. “Në kujtim të kolegut Sokol Olldashi nga Kryetari i Kuvendit, Ilir Meta”, shkruan fasha rreth buqetës me lule.
Ministri i Financave, Shkëlqim Cani në fjalën e tij akuzoi qeverinë e kaluar, konkretisht ish-ministrin e Financave Ridvan Bode dhe ish-kryeministrin Sali Berisha se kanë shkaktuar një boshatisje të buxhetit të shtetit për shkak të shpenzimeve pa kriter.
“Cifti 2B nuk e kuptoi që ekonomia kishte marrë rrokullimën. Rezervat e qeverisë dhe pse dimri ishte përpara i grabitën dhe pilafin e groshën në shtëpi rrezik i bëjnë në shtëpi nga rezervat. Ish-qeveritarët që kanë grabitur para nga buxheti, prona në hipoteka, nuk janë mjaftuar dhe kaq, por kanë pirë dhe naftën në përdorim. Ish ministri i bie të ketë udhëtuar 200 km cdo ditë, duket e ka inspektuar rrugën Tiranë-Pekin”
Ndërsa Ministri i Financave, Shkëlqim Cani theksoi se buxheti 2012 është më problematiku, pasi nuk janë realizuar të ardhurat.
“Buxheti 2012 mbolli farën e së keqes, që ne po vuajmë këtë situatë të vështirë ekonomike. Parashikimet për buxhetin e vitit 2012 kanë qenë jorealiste. Ish-ministri ka falsifikuar të ardhurat, ka shkelur ligjin. Borxhi arriti mbi 60 % që në vitin 2012. Është përdorur në mënyrë abuzive administrata” theksoi Cani. Ministri Cani ka rikujtuar se qeveria ka detyrime të papaguara ndaj biznesit ç’ka ka rritur ndjeshëm borxhin e shtetit.
“Ajo që mund të them është se FMN ka mbetur e çuditur nga ky borxh dhe është naive të mendosh se është qeveria aktuale që e ka rritur”, tha kreu i Financave.
“Doktori i paaftë nuk e mori vesh, por edhe po ta kuptonte nuk do dinte ta shëronte, e ka çuar ekonominë në buzë greminës, sot ekonomia rrihet 6 herë më pak se mesatarja, në 8 vite nuk i shtoi gjë punësimit, borxhi kapi qiellin, mbi 73%, sot është një borxh i frikshëm”, tha Cani.
Cani akuzoi ish-ministrin për pagesë jashtë radhe dhe me shkelje 35 milionë dollarë. “Si do të mbushej arka kur bëheshin të tjera shkelje. Ulja e ekonomisë dhe rritja e borxhit ka qenë punë e çiftit 2B”- tha ai.
Cani theksoi se në tërë mandatin e shkuar qeveria e përzënë nuk realizonte te ardhurat. “A e dinte cifti 2 B për borxhin e akumuluar ndaj biznesit, por nuk donin ti besonin opozitës se atëhershme, por as KLSH”, tha Cani.





