Maxhoranca dhe opozita kanë gjetur gjuhën e përbashkët dhe ajo që pritet është vetëm mendimi i demokratëve mbi disa propozime të socialistëve për aktet nënligjore të dekriminalizimit. Ai që njoftoi mbylljen e negociatave dhe paraqitjen e akteve nënligjore në Kuvend në një seancë të parashikuar për të premten, ishte deputeti socialist, Taulant Balla.

"Nesër në Kuvend do të kemi zbardhur të gjithë dokumentacionin. Ajo që bëhet fjalë është për një vendim të Kuvendit dhe më pas për formularin e vetëdeklarimit. Këto çështje të mbyllen nesër. Nuk ka më negociata. Kemi rënë dakort për të gjitha dhe ajo që ka ngelur është që kërkohet një mendim mbi ato që është dakortësuar nga ana e PD," – tha Balla.