Partia Socialiste ka njoftuar sot tre emrat e deputetëve, të cilët do të jenë anëtarë të komisionit të posaçëm kuvendor për reformën zgjedhore. Ata do të jenë Bashkim Fino, Vasilika Hysi dhe Ulsi Manja. Mazhoranca ka edhe dy anëtarë të tjetër, të cilët do të vijnë nga përtitë e tjera të koalicionit qeverisës.
Partia Demokratike i bëri të njohur që mbrëmë emrat e deputetëve të saj, të cilët ishin Arben Ristani, Gent Strazimiri dhe Eduard Halimi. Opozita ka edhe anëtar tjetër, emrin e të cilit do ta njoftojë Partia Republikane.