Përfaqësuesja e lartë e Bashkimit Europian, Federica Mogherini, mbajti një fjalim në Kuvendin e Shqipërisë. Mogherini u takua fillimisht me kryetarin e Kuvendit, Ilir Meta, sapo mbërriti në Tiranë. "Jam shum e lumtur që gjendem këtu me ju në Tiranë. Kishte kohë që e kisha planifikuar këtë vizitë dhe ndjehem shumë e afërt me Shqipërinë. Ky vend i përket Europës, ne ndajmë të njëjtën histori, të njëjtën kulturë dhe të njëjtën të ardhme," – tha Mogherini.
"Për 25 vitet e shkuara gjithmonë kam besuar që gjithmonë ju duhet të gjeni vendin tuaj brenda Bashkimit Europian. A janë vendet e Ballkanit Perëndimor më afër të qenit pjesë e BE? Vendet e Ballkanit kanë vërtertë një vlerë shmë të madhe… Vitin e ardhshëm, BE do t’i japë Shqipërisë 30 milionë euro për arsimin profesional. Përdorini këto para mirë dhe shfrytëzoni këtë që po ju ofron BE… Duhet një reformë e thellë dhe tërësore në gjyqësor. Unë vij nga një vend ku i kam përjetuar këto. Qytetarët duhet të trajtohen në mënyrë të barabartë pavarësisht statusit të tyre, por kjo ka të bëjë dhe me ekonominë, demokracinë, qytetarët tuaj sepse ata duhet të kenë besim të plotë tek shteti dhe institucionet. Për këtë arsye ne i japim një arsye të madhe kësaj reforme. Kjo reformë do t'i hapë rrugën një rekomandimi të Komisionit Evropian për hapjen e negociatave. Mund të jetë një fillim i ri, një kapitull i ri për të ardhmen tonë," – vijoi Mogherini para deputeteve te Kuvendit.





