Kuvendi ka votuar me 106 pro dhe 2 kundër kërkesën e opozitës për ta çuar në Gjykatë Kushtetuese mandatin e deputetit të PS, Koço Kokëdhima. Deputetët e opozitës, të larguar që në nisje të seancës plenare, ashtu siç kishin paralajmëruar u kthyen sërish në fund të saj për të votuar kërkesat e tyre, të depozituara në kryesinë e Kuvendit.

Gjatë kësaj kohe e mori fjalën deputeti Koço Kokëdhima, i cili në përgjigje të akuzave të opozitës lidhr me mandatin e tij dhe përfitimet e padrejta, sipas tyre, nga fondet publike në kohën që ka qenë deputet, iu drejtua ish-kryeministrit Sali Berisha, duke e quajtur personifikimin më tw mirë i politikës së vjetër që e ka mbështetur ekzistencën e saj vetëm tek shpifjet.