Dorëzimi i mandatit të deputetit nga ana e Sali Berishës ka krijuar shumë zhurmë mediatike. Ish-kryeministri u shpreh i vendosur edhe një javë më parë për të rishikuar qëndrimin e tij, pasi ai mendon se në këtë parlament janë mbledhur hajdutët e shtetit. Por, ky detaj nuk i ka shpëtuar aspak kreut të Kuvendit, Ilir Meta, i cili ka lëshuar batutën e radhës.
"Mos më detyroni të them që po e la Doktori mandatin, do të bëj dhe unë ndonjë hata," – tha kryeparlamentari Meta. Ai këtë koment e bëri jashtë parlamentit, pasi u pyet nga gazetarët nese a do të negocionte sikur Berisha do të hiqte dorë nga mandati i tij si deputet i PD.





