Gjatë raportimit në Komisionin e Jashtëm në lidhje me anëtarësimin e Shqipërisë në konventën e Këshillit të Evropës për falsifikimin e produkteve mjekësore dhe krimeve të ngjashme që paraqesin kërcënim për shëndetin publik, kreu i Ministrise se Shëndetësisë deklaroi se problemet më të mëdha të konstatuara në vend, lidhen me falsifikimin e ambalazheve si dhe falsikimin e produkteve mjekësore. Ministri Beqaj gjatë pranoi se ka raste të abuzimeve me barnat apo me pajisjet mjekësore. Problem i rëndësishëm i vënë në dukje ishte sidomos ndërrimi i ambalazheve të medikamenteve. Ndërkohë që bëri me dije se po punohet me Ministrinë e Brendshme për të zbardhur të gjitha rastet.

“Kur përkufizojmë barin, ai lidhet dhe me ambalazhimin e tij. Nuk është e thënë që patjetër duhet të jetë lënda kimike e falsifikuar, por kur përkufizohet i falsifikuar edhe ndryshimi që mund t’i bëhen për qëllime jo të rrezikshme për jetën por për arsye tregtimi edhe ndryshimi i ambalazhimit është pjesë e falsifikimit të barit.Kemi raste herë pas here të identifikuara në bashkëpunim me strukturat e krimit ekonomik. Në rastet kur është ndërruar kutia e ambalazhit janë bërë dhe një shtypshkronjë këtu,” – tha Beqaj

Komisioni i Jashtëm miratoi veton, vetëm me votat e mazhorancës. Projektligjin parashikon anëtarësimin e Shqipërisë në konventën e këshillit të Evropës për falsifikimin e produkteve mjekësore dhe krimeve të ngjashme, të cilat paraqesin rrezik për shëndetin publik. Ky draft e pozicionon vendin tonë në grupin e vendeve që kontribuojnë në luftën kundër fenomenit të falsifikimit të produkteve si barna apo pajisje mjekësore.