Tiranë, 31 korrik 2014 – Kuvendi ka miratuar projektligjet që kërkojnë shumicë të cilësuar.

Pas një seancë të gjatë e shumë diskutimesh, janë kaluar me 84 votat e nevojshme projektligji për KLD-në, “Për organizimin dhe funksionimin e Gjykatave Administrative dhe gjykimin e mosmarrëveshjeve administrative”;  “Kodi Penal”, “Kodi i procedurës Penale”, projektligji “Për organizimin dhe funksionimin e Këshillit të Lartë të Drejtësisë” si dhe projektligji “Kodi Doganor i Republikës së Shqipërisë.”

Projektligji propozim nga deputetet e PD-se “Per ndryshim ne ligjin per dhenie amnistie”, eshte rrezuar me 82 vota kunder dhe vetem 5 vota pro.

/agjencia e lajmeve "Dyrrah"/