Sot është hedhur dritë sa i takon arsyes se pse presidenti Bujar Nishani nuk ka dekretuar emërimin e Ahmetajt dhe Ekonomit. Vetëm një ditë më parë, presidenti Nishani ka dekretuar shkarkimin e dy ministrave të kabinetit qeveritar. Ai ka shkarkuar Shkelqim Canin nga detyra e ministrit të financave dhe Arben Ahmetajn nga detyra e ministrit te zhvillimit ekonomik, tragetise dhe sipermarrjes. Por, presidenti Nishani ende nuk ka dekretuar emerimet ne keto dy poste.

Burime nga institucioni i Presidentit te Republikes bëjnë të ditur se kreu i shtetit do të presë fillimisht votimin në Kuvend të dy dekreteve të tij për shkarkimin e ministrave dhe më pas do të vijojë procedura për dekretimin e emerimit te ministrave të rinj. Mesohet se që të emërohet ministri i ri, duhet të jetë vendi i lirë i ministrit.