Pasi Ben Blushi tha se i vjen turp që parlamenti është mbushur me kriminelë, të cilët i ka sjellë kryesisht kryesocialisti Edi Rama, ka reaguar deputeti Armando Prenga. Ky i fundit shprehet në Facebook se Blushi nuk ka folur kurrë për kriminelët brenda Partisë Socialiste dhe se po flet si Luli dhe Saliu.
"Më vjen keq për reagimin e Blushit. E kam repektuar si mik dhe kemi ngrënë bukë me të, por sot po e kthen fjalën. Unë nuk jam kriminel, por ashtu më zuri halli. Unë s'jam kriminel dhe Blushi nuk e foli një fjalë pro meje, por miratoi përjashtimin tim nga Partia Socialiste. Ben Blushin e dija mik, por s'po më del kështu," – shkruan deputeti Prenga.





