Komisioni për Çështjet Ligjore, Administratën Publike dhe të Drejtat e Njeriut ka rrëzuar dekretin e Presidentit të Republikës, që rikthente në Kuvend ligjin për kthimin dhe kompensimin e pronave. Mazhoranca i hodhi poshtë pretendimet e kreut të shtetit se ligji shkel parimin e garancisë juridike.

Për t’iu ndryshuar mendjen deputetëve të majtë nuk mjaftoi as kërkesa e Shoqatës së Pronarëve, e cila e kundërshton ligjin, dhe as sqarimi i përfaqësueses ligjore të Presidentit të Republikës, sipas së cilës drafti cënon parimin e sigurisë ligjore.

Dekreti do t’i kalojë seancës plenare, ku pritet të ketë të njëjtin fat. Pas kësaj, Presidenti i Republikës është i detyruar ta dekretojë përfundimisht ligjin.