Maqedoni, 26 gusht 2014 –  Gjatë debatit për rishikimin e buxhetit, ka ndodhur rrahje mes deputetëve shqiptarë, atyre të BDI-së dhe PDSH-së.

Ata shkëmbyen grushta me njëri tjetrin dhe përfunduan të gjakosur. Për parandalimin e përshkallëzimit të sherrit ndërhyri sigurimi i parlamentit. 

Ndryshimet kushtetuese në Parlamentin e Maqedonisë si duket sot kanë filluar me konfrontime fizike mes deputetëve shqiptarë të pozitës dhe opozitës.

Në seancën e sotme të disa komisioneve në parlamentin maqedonas, fillimisht një konflikt verbal e më pas edhe fizik ka pasur mes deputetëve shqiptarë.

Gjithmonë duke u bazuar në burime akoma jozyrtare në këtë konflikt fizik kanë qenë të përfshirë ish ministri i mbrojtjes Talat Xhaferi, tashmë shef i grupit parlamentar të BDI-së, si dhe deputeti i PDSH-së, Orhan Ibrahimi.

Arsyeja e këtij konfrontimi fizik akoma nuk dihet, por ditën e djeshme ka pasur deklarata shumë të forta dhe të rënda nga opozita shqiptare në drejtim të pozitës.

/agjencia e lajmeve “Dyrrah”/