Kryeparlamentari Ilir Meta ka njoftuar sot mbledhjen e Kuvendit dhe fillimin e punimeve për sesionin e ri kuvendor më 18 janar, në orën 17:00. Në bazë të nenit 74 të Kushtetutës, gjatë vitit, Kuvendi i zhvillon punimet në dy sesione, ku sesioni i parë për atë vit mblidhet të hënën e tretë të janarit, ndërsa sesioni i dytë mblidhet të hënën e parë të shtatorit.

Të hënën do të fillojë punimet Sesioni VI i kësaj legjislature të Kuvendit. Në rend të ditës, krahas proçedurave standarte të hapjes së punimeve, do të jetë miratimi i programit të punës dhe i kalendarit deri në fund të muajit shkurt.