Kuvendi ka votuar ministrat e rinj Arben Ahmetaj dhe Milva Ekonomi, por mazhoranca nuk është treguar e bashkuar. Arsyet ende nuk janë bërë publike, por, pavarësisht se janë në aleance Partinë Socialiste, deputetët e Partisë për Drejtësi, Integrim dhe Unitet kanë braktisur votimin. Shpëtim Idrizi, Mesila Doda dhe Ymer Mamo braktisën demostrativisht votimin e dekretit për emërimn e ministrave Ahmetaj e Ekonomi. Ndërkohë, edhe disa deputetë të vetë Partisë Socialiste nuk kanë votuar, ndonëse ishin të pranishëm. Vasilika Hysi, Klodiana Spahiu, Shkëlqim Cani dhe Parid Cara nuk votuan gjatë zhvillimit të punimeve të seancës. As këta të fundit nuk ka sqaruar këtë veprim të tyre, që mund të jetë edhe pakujdesi, pasi, me apo pa ata, votimi nuk rrezikohej.
Kuvend, votohen ministrat e rinj, mazhoranca humbet vota
Na bëni like ne facebook:
Na ndiqni ne rrjetet tona sociale:
Të ngjashme
Të fundit
I moshuari humb jetën duke pirë kafe në Durrës (VIDEO)
SHBA frenon Izraelin: Stop me sulmet mbi naftën iraniane!
Përleshje dhe sherr mes familjeve, tre persona të plagosur përfundojnë në spital, dy në kërkim
Horoskopi ditor, e mërkurë 11 mars 2026





