Sot Kuvendi zhvillon sot seancën plenarë të radhës, por të fundit për vitin 2012.

Kuvendi nisi punimet me diskutimin e p/ligjit "Për ratifikimin e ndryshimit të parë të Memorandumit të Mirëkuptimit për krijimin, organizimin, administrimin, sigurinë, financimin dhe plotësimin me ekip të Qendrës së NATO-s për bashkërendimin e operacioneve speciale (NSCC)”.

Pjesë e seancës së sotme, që është dhe e fundit për këtë sesion parlamentar, është dhe ratifikimi i marrëveshjes ndërmjet qeverisë së Shqipërisë dhe qeverisë së Malit të Zi, për kryerjen e transportit hekurudhor kufitar ndërmjet të dyja vendeve, disa ndryshime në ligjin "Për peshkimin", disa ndryshime në ligjin "Për prokurimin publik", etj.

Pjesë e axhendës janë dhe 3 ligjet që kërkojnë shumicë të cilësuar, ndersa PDIU kerkon futjen e Rezolutes Came, ne kalendarin e Parlamentit.