TIRANE, 04 mars 2013 – Nisma e deputetëve të mazhorancës për organizimin e një referendumi për tre ligjet dhe reformat e kërkuara nga Komisioni Europian u miratua me 73 vota pro me votat bashke te PD dhe LSI kurse opozita nuk votoi, por la sallën e Kuvendit, pak pasi kryeministri u drejtoi thirrjen e radhës për votimin e 3 ligjeve të cilësuara, si ligjet e integrimit.
Kryeministri Sali Berisha dhe kryetarja e Kuvendit, Jozefina Topalli i bënë thirrje deputetëve të opozitës që të shmangin referendumin dhe të votojnë tre ligjet. Berisha duke bërë thirrje për votimin e 3 ligjeve, nuk kurseu emrin e kryetarit të PS, Edi Rama në fjalën e tij.
Kryeministri ftoi kreun e PS-së, Edi Rama që të reflektojë, ndërsa shtoi se, mazhoranca do të jetë e gatshme në çdo kohë të ofrojë mirëkuptimin e saj. Berisha theksoi se të drejtën e popullit për të vendosur për çështje të rëndësishme nuk mund t’ja mohojë askush.
Kryetarja e Kuvendit, Topalli tha se tre ligjet do te mbeten ne rendin e dites deri ne diten e fundit te punimeve te parlamentit.





