Pasi është shkarkuar me 104 vota pro, 7 vota kundër dhe 3 vota abstenim në seancën plenare të 9 qershorit, Kuvendi ka depozituar në Gjykatën Kushtetuese vendimin për shkarkimin e Presidentit Ilir Meta.

Tashmë do të jetë Gjykata Kushtetuese ajo që  do të pranojë apo do të rrëzojë vendimin e Kuvendit.

Kujtojmë se ka qenë Partia Socialiste ajo e cila e ka ndërrmarë këtë hap duke ngritur kështu një Komision Hetimor që është marrë me hetimin e të gjitha shkeljeve të bërë nga ana e Presidentit.

Ilir Meta është Presidenti i parë i  Republikës së Shqipërisë i cili shkarkohet nga Parlamenti për shkelje të rëndë të Kushtetutës.