Zyra e Shtypit pranë Kuvendit ka shpërndarë pak minuta më parë një njoftim në lidhje me Opinionin e Komisionit të Venecias. Sipas këtij njoftimi, Opinioni nuk është publikuar akoma, pasi duhet të botohet fillimisht nga Komisioni i Venecias. Jo zyrtarisht thuhet se Komisioni i Venecias i jep të drejtë mazhorancës se deputetët nuk mund të detyrohen si mund të votojnë.

Njoftim për mediat

Opinioni i kërkuar nga Kryetarja e Kuvendit, me shkresën nr. 3457, datë 13.09.2024, është miratuar nga Komisioni i Venecias, në mbledhjen e mbajtur sot më datë 6 Dhjetor, në Venecia, Itali.

Ky Opinion do të botohet nga Komisioni i Venecias, sipas rregullave dhe procedurave të aplikueshme prej tij.

Deri në datën e publikimit, Kryetarja e Kuvendit, në cilësinë e kërkueses së këtij opinioni, do të vijojë të respektojë ruajtjen e konfidencialitetit të dokumentit në fjalë, siç ka bërë deri më sot, në zbatim të detyrimeve që përcaktohen në rregullat e punës së Komisionit të Venecias.

Zyra e Shtypit e Kuvendit