Kuvendi ka emëruar ditën e sotme në krye te Autoritetit të Konkurrencës, Denar Bibën.

Biba mori 72 vota pro nga deputetët e mazhorancës ndërsa 2 prej tyre nuk e kanë votuar, ndërsa 37 deputetë votuan kundër emërimit të tij.

Kujtojmë se rreth tre ditë më parë Denar Biba, ish-kryetar i KQZ, mori miratimin e Komisionit të Ekonomisë për t’u zgjedhur në krye të Autoritetit të Konkurrencës.