Selia e Partisë Demokratike vazhdon të prodhojë lajme në prag të Kuvendit të datës 19 dhjetor të thirrur nga Lulzim Basha dhe referendumit që pritet të mbahet në po të njëjtën datë për shkarkimin e Bashës me parimin “një anëtar, një votë”.

Kryedemokrati Lulzim Basha ndodhet aktualisht në selinë e PD dhe po merret me organizimin e Kuvendit të 18 dhjetorit. Në të, një nga vendimet që do të merret është përjashtimi nga PD i ish-kryeministrit Sali Berisha, si dhe do të përcaktohet aksioni politik për 4 vitet e ardhshme.

Një ditë më pas, pra të dielën e 19 dhjetorit, pritet të ketë mbledhje të Këshillit Kombëtar, ku do të zgjidhen 5 anëtarët e rinj të kryesisë, të cilët u shkarkuan në mbledhjen e fundit të Këshillit, si dhe disa nga sekretarët, të cilët po ashtu u shkarkuan në atë mbledhje.