Kuvendi i Kosovës i ka dhënë fund sesionit vjeshtor të punimeve, me miratimin e tetë anëtarëve të Bordit të Agjencisë Kosovare të Privatizimit (AKP).

Seanca e sotme u zhvillua në sallën alternative, pa praninë e deputetëve të opozitës, si vazhdim i seancës që u mbyll të hënën për shkak të mungesës së kuorumit.

E veçanta e kësaj dite ishte se në dy seancat e mbajtura, e para ku në sallën e madhe presidentja Atifete Jahjaga mbajti fjalimin e sa të fundit, dhe e dyta, vazhdimi i seancës së kaluar, opozitarët nuk hodhën gaz lotsjellës.