Kuvendin e Kosovës me 24 vota pro dhe 57 abstenime, nuk ka kaluar rezolutën e propozuar nga Lidhja Demokratike e Kosovës që i bën thirrje qeverisë për zbatimin e marrëveshjes së Uashingtonit.
Sipas mediave në Kosovë mësohet se pro votuan vetëm deputetët e opozitës, ndërsa deputetët e mazhorancës abstenuan.
Rezoluta i bënte thirrje Qeverisë së Kosovës që të zbatonte këtë marrëveshje dhe të përgatiste një plan-veprim që do t’i dorëzohej Kuvendit të Kosovës.
Marrëveshja e Uashingtonit u nënshkrua nga kryeministri i atëhershëm i Kosovës, Avdullah Hoti dhe presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, në prani të presidentit të atëhershëm amerikan, Donald Trump.
Kjo marrëveshje është përkrahur edhe nga Administrata Biden.





