Të hënën, për të katërtën herë radhazi pritet të mbahet vazhdimi i seancës konstituive të Kuvendit nga kryesuesi i seancës, deputeti Adem Mikullovci.
Seancat e kaluara dështuan pasi deputetët e koalicionit fitues të përbërë nga PDK, AAK dhe NISMA për Kosovën, që njihet me shkurtesën “PAN”, nuk ishin të pranishëm në sallën e Kuvendit për të propozuar kandidatin për kryetar.
Përfaqësuesit e koalicionit “PAN” kanë paralajmëruar se nuk do të marrin pjesë as në seancën e radhës, pasi kanë kërkuar konsultime shtesë. I nominuari për kryeministër nga koalicioni “PAN”, Ramush Haradinaj ka deklaruar ndërkohe se, gjatë 10 ditëve të ardhshme pritet që të konstituohet Kuvendi dhe më pas të formohet edhe qeveria e re.
Koalicioni “PAN” po synon të ketë mbi 61 vota, si për zgjedhjen e kryetarit të Kuvendit, ashtu edhe për qeverinë e re. Por, deri më tani ky koalicion nuk ka dëshmuar se ka një numër të mjaftueshëm votash.
Kuvendi i Kosovës, të hënën përpjekja e radhës
Na bëni like ne facebook:
Na ndiqni ne rrjetet tona sociale:
Të ngjashme
Të fundit
Horoskopi ditor, 29 mars 2026
“Karriget nuk janë qëllimi, koha që ikën nuk kthehet më”/ Mesazhi i Braçes pas mbledhjes: PS forcohet duke u hapur, përfshirë të majtë që…
Në pranga 15 herë kampioni i golfit Tiger Woods, drejtoi makinën në gjendje të dehur dhe u përfshi në aksident
Përmbytje masive dhe ndërprerje të energjisë elektrike, Rusia shpall gjendjen e jashtëzakonshme në Dagestan





