Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, ditën e sotme ka thirrur në një takim kryetarët e 71 degëve të PD.

Kolegji i kryetarëve pritet të ketë në qender të diskutimeve çështje që lidhen me organizimin e Kuvendit Kombetar të PD në 18 Dhjetor.

Thirrja e Kuvendit Kombëtar u propozua nga kryetari Basha, pas refuzimit të mbështetësve të Berishës për të verifikuar sipas statutit firmat e mbledhura prej tyre për thirrjen e Kuvendit.