Deputeti demokrat, Ervin Salianji ka reaguar në lidhje me mbledhjen e Kuvendit Kombëtar të organizuar nga ish-kryeministri Sali Berisha.
Në një postim në rrjetin social Facebook, Salianji shprehet se opozita e ka jetike transformimin rikonceptimin, ridimensionimin dhe qasjen ndryshe me qytetarët dhe vetveten
“Opozita e ka jetike transformimin, rikonceptimin, ridimensionimin dhe qasjen ndryshe me qytetarët dhe vetveten! Korrigjimet janë të pamjaftueshme, ndryshimet e thella më shumë se të domosdoshme! Bashkimi mes vetes dhe hapja drejt shoqërisë është frymëmarrje jetike për opozitën sot!
Nevoja për t’i hapur rrugën me meritë më të mirëve, profesionistëve me integritet, diasporës, të rinjve, shoqërisë!”, shprehet ai.