TIRANE, 15 prill 2013 – Pas dymbëdhjetë orë diskutimesh të ashpra, Kuvendi votoi shkarkimin e Ilirjan Muhos nga detyra e anëtarit të KQZ-së, për të emëruar në vendin e tij kandidatin e propozuar nga Partia Republikane, Klemend Zgurin me 72 vota pro, asnjë abstenim.

Ndërkohë që opozita la Kuvendin në momentin që  po votohej shkarkimi i përfaqësuesit të LSI-së në KQZ, Ilirjan Muho.