Parlamenti e përfundoi seancën maratonë pak para mesnatës, ku edhe u votuan disa ligje dhe marrëveshje, mes të cilëve edhe ligji për vettingun në polici.
Vetingu për punonjësit dhe drejtuesit e policisë dhe gardës, mori 88 vota nga Partia Socialiste dhe Levizja Socialiste për Integrim, ndërsa PD abstenoi me 33 vota dhe një kundër të Enkelejd Alibeajt, i cili deklaroi se përfundimi dhe sjellja e socialistëve në këtë komision është e qartë por për publikun do të ketë rëndësi zbardhja e së vërtetës.
Ligjit të Vettingut për policinë iu bashkuan edhe 19 amendime të LSI-së, që ishin dakordësuar me PS-në.
Gjithashtu, Kuvendi miratoi me 121 vota edhe ngritjen e Komisionit Hetimor për Saimir Tahirin. Kryetar i këtij komisioni do të jetë demokrati Paloka, ndërsa n/kryetare socialistja Ermonela Felaj.





