Kuvendi i Maqedonisë së Veriut zhvillon këtë të enjte seancën për propozimin francez, për zgjidhjen e mosmarrëveshjes me Bullgarinë, një proces që do t’i hapte rrugën nisjes së bisedimeve për anëtarësim në Bashkimin Europian.

Seanca është caktuar në orën 13:30, ndërsa propozimi francez do të jetë pika e vetme e saj. Propozimi francez përbëhet nga dy dokumente të veçanta, konkluzionet e Këshillit të BE-së dhe korniza negociuese.

Nëse Maqedonia e Veriut pranon propozimin francez, do të duhet të nënshkruhet edhe protokolli dypalësh me Bullgarinë, ndërsa kërkohet që bullgarët të përfshihen në Kushtetutë pas konferencës së parë ndërqeveritare dhe hapjes zyrtare të negociatave, por para hapjes së klasterit të parë.

Para votimit, deputetëve pritet që t’u drejtohet Presidentja e Komisionit Europian, Ursula von der Leyen.

Ndërkohë, opozita ka vijuar me protestat pasditen e së mërkurës. Kreu i VMRO-DPMNE-së Hristijan Mickoski se deputetët e VMRO-së nuk do të votojnë për amendamentet e Kushtetutës dhe sipas tij nuk do të votojnë as deputetët e LSDM-së, pasi të shohin protokollin që do të nënshkruajë Bujar Osmani.