Deputetët e Kuvendit të Republikës kanë mbajtur një minutë heshtje në nder të ish-sekretares amerikane të shtetit Madeleine Albright, e cila ndërroi jetë ditën mbrëmjen e të enjtes në moshën 84-vjeçare.
Propozimi për mbajtjen e një minute heshtjeje në nder të Albright u propozua nga kreu i Grupit Parlamentar Socialist, Taulant Balla, anëtari i Komisionit të Rithemelimit Edmond Spaho dhe deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku.
Pjesë nga diskutimet
Edmond Spaho: Sikur e dini është në nderin e këtij Kuvendi që të mbajë një minutë heshtje për ndarjen nga jeta të ish sekretares amerikane së shtetit Madeleine Albright, për shkak dhe të kontributit të saj në çështjen e Kosovës.
Ermonela Felaj: Në fakt është një kërkesë që mu bë dhe nga zoti Balla, do ju kërkoja që në orën 12:00 të mbajmë një minutë hestje në nderim të Albright.
Taulant Balla: Faleminderit që e përfshitë si propozim të zotit Spaho dhe zonjës Tabaku, në mënyrë që në orën 12:00 kjo minutë heshtje në nder të ish-sekretares Madeleine Albright të mbahet.
Jorida Tabaku: Në emër të grupit parlamentar demokrat kemi kërkuar mbajtjen e një minutë heshtje në nder të zonjës Madeleine Albright për të vlerësuar rolin e saj në Ballkan, për procesin e anëtarësimit të Shqipërisë në NATO dhe për rolin e saj që ndodhi në Kosovë kundër spastrimit dhe gjenocidit.





