Sot në orën 17:00 do të zhvillohet seancë plenare.

Vendimi është marrë në mbledhjen e Konferencës së Kryetarëve, e cila është mbledhur paraditen e kësaj të marte.

Në rendin e ditës, i cili është bërë publik edhe në faqen e Kuvendit, janë edhe dy projektvendime, për miratimin e strukturave për KLP-në dhe KLGJ-në.

Nuk dihet nëse seanca e sotme do të mbahet për të zëvendësuar atë të së enjtes së kaluar, apo do të zhvillohet sot për shkak të protestave të opozitës, çdo të enjte para Parlamentit.