Kuvendi do të mblidhet ditën e sotme në seancën plenare të radhës. Sipas rendit të ditës, parashikohet të zhvillohet një interpelancë me ministren e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Albana Koçiun, e kërkuar nga deputeti Agron Shehaj.

Në rendin e ditës priten të diskutohen edhe disa projektligje, mes të cilëve edhe ai për aderimin e Shqipërisë në Protokollin Opsional të Paktit Ndërkombëtar për të Drejtat Ekonomike, Sociale dhe Kulturore.

Një tjetër projektligj që pritet të diskutohet gjatë seancës është edhe ai për ratifikimin e marrëveshjes ndërmjet Këshillit të Ministrave të Shqipërisë dhe qeverisë së Konfederatës Zvicerane, për projektin “Bashki të forta (BTF), faza 2,” i cili mbështetet nga Agjencia Zvicerane për Zhvillim dhe Bashkëpunim.


 RENDI I DITËS (14 Nëntor 2024)

Në mbështetje të urdhrit nr. 80, datë 12.11.2024 të Kryetares së Kuvendit, znj. Elisa Spiropali, rendi i ditës është si më poshtë vijon:

1. Miratimi i procesverbalit të seancës plenare të datës 7.11.2024.

(Neni 44, pika 2, të Rregullores së Kuvendit)

2. Njoftime

(Neni 44, pika 3, të Rregullores së Kuvendit)

3. Interpelancë me ministren e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, zonjën Albana Koçiu, kërkuar nga deputeti Agron Shehaj.

(Neni 80 i Kushtetutës, neni 96 e Rregullores së Kuvendit).

4. Projektligji “Për aderimin e Republikës së Shqipërisë në Protokollin Opsional të Paktit Ndërkombëtar për të Drejtat Ekonomike, Sociale dhe Kulturore, bërë në Nju Jork, në datën 10.12.2008”.

(Në mbështetje të neneve 78, 83, pika 1, e 121, pika 1, të Kushtetutës, dhe neneve 55 dhe 73-77 të Rregullores, shumicë absolute votash për miratim)

Pyetje

Shprehet nismëtari

Shprehet Komisioni përgjegjës për Çështjet Ligjore, Administratën Publike dhe të Drejtat e Njeriut.

Dhënie mendimi Komisioni për Ekonominë dhe Financat.

Dhënie mendimi Komisioni për Politikën e Jashtme.

Diskutime

(Shprehen grupet parlamentare)

Koha e votimit

5. Projektligji “Për ratifikimin e marrëveshjes, ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë, përfaqësuar nga ministri i Shtetit për Pushtetin Vendor, dhe qeverisë së Konfederatës Zvicerane, përfaqësuar nga Agjencia Zvicerane për Zhvillim dhe Bashkëpunim, që vepron përmes Ambasadës së Zvicrës në Shqipëri, për projektin “Bashki të forta (BTF), faza 2”.

(Në mbështetje të neneve 78, 83, pika 1, e 121, pika 1, të Kushtetutës, dhe neneve 55 dhe 73-77 të Rregullores, shumicë absolute votash për miratim)

Pyetje

Shprehet nismëtari

Shprehet Komisioni përgjegjës për Çështjet Ligjore, Administratën Publike dhe të

Drejtat e Njeriut.

Dhënie mendimi Komisioni për Politikën e Jashtme.

Diskutime

(Shprehen grupet parlamentare)

Koha e votimit

6. Projekvendim “Për disa ndryshime të vendimit nr. 69/2021 “Për caktimin e anëtarësisë së komisioneve të përhershme të Kuvendit”, i ndryshuar.

(Në mbështetje të nenit 78 të Kushtetutës, si dhe neneve 21 dhe 55 të Rregullores së Kuvendit)

7. Diskutime për çështje jashtë rendit të ditës.

(Në mbështetje të nenit 45 të Rregullores së Kuvendit: Çdo deputet mund të flasë jo më shumë se 5 minuta dhe nëse diskuton në emër të grupit parlamentar, jo më shumë se 8 minuta. Koha e diskutimeve për çështje jashtë rendit të ditës nuk mund të jetë më shumë se 60 minuta.)