Kuvendi ka miratuar në seancën e sotme plenare shkarkimin e Arben Malajt si anëtar i Këshillit Mbikqyrës të Bankës së Shqipërisë.
Me 72 vota dhe 10 kundër Malaj pezullohet përfundimisht nga detyra në BSH.
Me propozim të kryeministrit Edi Rama, Këshilli i Ministrave vendosi më 5 dhjetor të pezullojë Arben Malajn nga detyra anëtarin e Këshillit Mbikëqyrës të Bankës së Shqipërisë, me argumentin se gjatë vitit 2018 deri në korrik 2019 kishte pasur dalje konstante në media duke bërë deklarata politike që nuk i shërbejnë publikut dhe në kundërshtim me kompetencat që ka një anëtar i Këshillit.
Ky vendim u kundërshtua nga Malaj, i cili tha se karrigen mund t’ja marrin, por jo integritetin si person.





