TIRANE, 1 prill 2013 – Kuvendi i Shqipërisë miratoi tre dekretet e Presidentit Bujar Nishani për anëtarët e Gjykatës së Lartë dhe asaj Kushtetuese.
Kandidati Gani Dizdari u bë anëtar i Gjykatës Kushtetuese me 73 vota, 31 kundër dhe 1 abstenim.
Kandidatura e Xhezair Zaganjorit si anëtar i Gjykatës së Lartë u miratua me 76 vota pro, 36 abstenime dhe 1 kundër.
Kandidatura e Besnik Ymerajt si anëtar i gjykatës Kushtetuese u miratua me 76 vota pro.
Më herët, deputeti i PS-së, Fatmir Xhafaj deklaroi se procesi i kryer ka qenë jo transparent, duke thënë se në këtë mënyrë si po veprohet drejtësia po shndërrohet në një mall.
Para votimit, kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Gramoz Ruçi u përplas me kryetaren e Kuvendit, Jozefina Topalli për dekretet, pasi sipas tij votimi po bëhej në kundërshtim të rregullores dhe kushtetutës.
Sipas Ruçit, dekretet nuk janë shpallur në rendin e ditës, ndaj dhe nuk mund të votohen.
/m.b. Agjencia e Lajmeve “Dyrrah”/





