TIRANË- Kuvendi i Republikës së Shqipërisë ka miratuar me 68 vota pro dhe 50 vota kundër pr/ligjin “Për përgjimin e telekomunikimeve". Ndërkohë me 68 vota pro dhe 48 kundër dhe 1 abstenim ka miratuar pr/ligjin për "Për Agjencinë e Inteligjencës së Mbrojtjes". 

Kuvendi nisi seancën plenare të radhës, me debate dhe akuza të forta mes ligjvënësve socialistë dhe demokratë lidhur me dy draftet e propozuara nga qeveria "Për Agjencinë e Inteligjencës së Mbrojtjes" dhe disa ndryshime në ligjin "Për përgjimin e komunikimeve". 

Opozita ka akuzuar Ministrinë e Mbrojtjes se me “bekimin” e qeverisë po përgjon PS-në dhe ambasadat e huaja të akredituara në Tiranë. Si replikë ministri Arben Imami ka hedhur poshtë akuzat duke akuzuar socialistët për shpifje. 

Në seancën e sotme parlamentare ishte parashikuar edhe votimi i disa pr/ligjeve për Gjykatën e Lartë, një ndër prioritet e kërkuara edhe nga BE, për marrjen e statusit të vendit kandidat, por edhe sot ato nuk gjetën konsensusin e kërkuar. 

HOXHA: SHIU RISI, ISARAJ: DUHET TA KONTROLLOJË PARLAMENTI 

Ora 10:00- Deputeti demokrat, Fatos Hoxha kërkoi sot në Kuvend të miratohet Ligji I SHIU, pasi sipas tij sjell mjaft risi. Ai ka deklaruar se “kreu i SHIU me mandat 4 vjeçar, ndërsa emërohet dhe shkarkohet nga presidenti i vendit”. 

Sic tha Hoxha, Drejtori i SHIU-t do raportojë një herë në vit për veprimtarinë si dhe në komisioni e sigurisë. 

Ndërsa në replikë deputeti socialit në komisionin e sigurisë kombëtare, Arben Isaraj ka deklaruar se nuk mund të ngrihen drejtori që nuk kontrollohen nga parlamenti. 

“Ku është kontrolli i përgjithshëm mbi këtë super drejtori. Nuk jemi Republikë Presidenciale”, tha ai. 

BALLA: IMAMI ME BEKIMIN E BERISHËS PËRGJON PS DHE AMBASADAT 

Ora 10:20 – 

Opozita ka akuzuar Ministrinë e Mbrojtjes se me “bekimin” e qeverisë po përgjon PS-në dhe ambasadat e huaja të akredituara në Tiranë. Deputeti Taulant Balla nga foltorja e Kuvendit, se nëpërmjet ndryshimeve të projektiligjit për "Për Agjencinë e Inteligjencës së Mbrojtjes" dhe "Për përgjimin e komunikimeve" synohet që të mbrohet me ligj kontrolli parlamentar mbi SHIU-n. 

“Në këtë seancë pr/ligji është po aq e dyshimtë sa sjellja e kësaj qeverie për ngritjen e institucionit, që ka të njëjtat problemet, por problemet e vjetra përpiqet ti mbulojë me ngritjen e një projektligji. Prej muaj ky institucion është vënë në shërbim të kryeminsitrit në shërbim të opozitës dhe të ambasadavbe të huaja. Pr/ligji është një përjekje e Arben Imamit për të fshehur urdhërat, nga dy cështje: 1. Përgjimi i opozitës dhe ambasdorëve. 2. Armatimi antikushtetuesi shërbimit informativ. Synohet që përmes këtij projektlifggji të mbrohet me ligj kontrolli parlamentar i këtij institucioni. Synohet që drejtori që do zgjidhet në detyrë ti jepet një mandat kushtetues, në mënyrë që qeveria e ardhshme të mos ketë asnjë mënyrë të kryejë një funksion normal të këtë institucion” theksoi Balla. 

Balla denoncoi edhe një herë atë që PS e quan skandal të armatimit të ushtrisë, ndërkohë që ka kërkuar hetim të institucionit para ndryshimit të emërtimit nëpërmjet projektligjit të ri. 

“Më 19 janar 2011 me urdhër të Imamit ky institucion është armatosur. Me urdhrat e Imamit dhe bekimin e Berishës është vënë në keqpërdorim duke përgjuar opozitën, me urdhër të Imamit janë blerë mjete përgjimi që dhe sot që flasim vijojnë të kryejnë përgjime të paligjshme të opozitës dhe ambasdorëve të huaj në Tiranë. Ky pr/ligj ëhstë shqetësim jo vetëm i yni, por edhe partnerëve ndërkombëtarë. Si mud të pretendoni të bëheni pjesë e një skenari të rrezikshëm të keqpërodimit të intelegjicës, shërbimi infromativ i ushtrisë mund të ndërrojë emërtim para se të ndryshojë ligji. 

Duhet hetuar para se të ndryshohet me ligj ky instucion, kjo është edhe praktika që ndjek cdo vend anëtar i NATO-s. 

IMAMI: OPOZITA PO VIJON ME SHPIFJE 

Ora 11:00 Ministri i Mbrojtjes Arben Imami ka heshur poshtë akuzat e opozitës lidhur me përgjimet, ndërkohë sa I takon armatimit ka pranuar se do bëhej një gjë e tillë nëse do ishte mundësia. 

“Jam i detyruar të bëj një sqarim të shkurtër. Së pari SHIU sic do njësi tjetër ka qenë dhe është e pajisur me armatim, as ka ndryshim dhe as do ndryshojë ndonjëherë. Lidhur me një urdhër që është valvitur me ekranet televizive me 19 janar me pamundësi financiare ju them se nuk i kemi blerë armatimet e do i kishim blerë. Vijon shpifja e vazhdueshme, përgjimi i opozitës dhe ambasadave. Nuk jemi në kohën e traktatit të Varshës. Nuk mund të them më tepër se përgjime të kësaj natyre nuk është bërë dhe as do bëhen. SHIU si agjenci inteligjence në përputhje me ligjin vepron në zonën e tij të interesit, por këto kurrsesi nuk mund të behen pengesë për një ligj të ri”,- u shpreh Imami. 

Sipas Imamit pr/ligji është përmbyllja e një reforme që ka nisur që në vitin 2009, duke sqaruar se mungesa e paraqitjes së tij janë përplasjet e institucionit që drejton me PS. 

“Ligji nuk mund të përcaktojë rregullat e kontrollit për Kuvendin ndaj nduhet një ligj i ri në mënyrë që Parlameti të ketë akses për ato të dhëna të klasifikuara që ligji nuk ka pasur akses”,- shtoi Imami.