Kuvendi i Shqipërisë ka miratuar sot me 106 vota pro dhe 10 kundër, ndryshimet kushtetuese për të prekur rregullat e garës në zgjedhjet e ardhshme.

Ndërsa 6 deputetë nuk kanë votuar pasi nuk ishin në sallë.

Amendimi i nenit 64 dhe 68 të Kushtetutës krijon mundësinë e hapjes së listave, heq nga Kushtetuta koalicionet parazgjedhore si subjekt zgjedhor, si dhe vendos prag kombëtar.