Kuvendi ka miratuar me 75 vota pro dekretin e Presidentit Meta për godinën e Teatrit, edhe pse opozita nuk ishte e pranishme në sallën e Parlamentit.

Kryetari i Kuvendit Gramoç Ruçi hodhi për votim, dekretin e Presidentit Ilir Meta që e rikthente për shqyrtim, ligjin e Teatrit dhe dekreti u votua me 75 vota pro dhe asnjë kundër, vota të deputetëve socialistë.

Deputetët e PS-së votuan edhe ndryshimet që i kishin bërë ligjit në fjalë sipas propozimit të relatorit Ilir Beqja, thjesht procedura, por pa ndryshuar thelbin e tij aq shumë të kontestuar nga shoqëria civile dhe opozita: shembjen e godinës aktuale dhe ngritjen e kullave mbi të.