Me 96 vota pro dhe asnjë kundër mazhoranca dhe opozita janë bashkuar duke miratuar projekt-deklaratën e PDIU-së për t’i kërkuar Greqisë heqjen e ligjit të luftës me Shqipërinë.

Kreu i PDIU, Shpëtim Idrizi prezantoi në kuvend pr.deklaratën përmes së cilës kërkojnë nga qeveria që të bëjnë çdo përpjekje me Greqinë për heqjen e ligjit të luftës që ka në fuqi me Shqipërinë.

Nga foltorja e Kuvendit, Idrizi sqaroi se përse duhet hequr ky ligj, ndërsa theksoi se Greqia e ka hequr ligjin e luftës me Italinë, por ndërkohë me vendin tonë e mban ende në fuqi.